Kadri Kastrati: Është për keqardhje mos reagimi nga Qeveria e Kosovës pas cenimit të sovranitetit të vendit në veri

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati thotë se Kosova po vonohet shumë me formimin e ushtrisë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka bërë me dije se Kosova po vonohet shumë për formimin e ushtrisë së vet. Ai ka thënë për “Epoken e re”, se ka vlerësuar se këto vonesa shkaktojnë edhe humbje në aspektin e sigurisë. Kastrati ka ftuar institucionet e Kosovës që brenda këtij viti me anë të ligjit t’ia ndryshojnë mandatin FSK-së. Sipas ish-komandantit të FSK-së, kjo duhet të ndodhë duke ua bërë të qartë partnerëve strategjikë se kjo është e vetmja rrugë për formimin e ushtrisë ngaqë përfaqësuesit e komunitetit serb vazhdimisht po deklarojnë se nuk do t’i votojnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …