Rreth 2000 prona të ndërmarrjeve shoqërore që janë nën menaxhim të AKP-së presin të privatizohen

AKP-ja, vazhdon të jetë uzurpuese dhe manipulatore e jashtëligjshme e pronave publike të Kosovës

Mbi 2000 e më shumë prona të ish-ndërmarrjeve shoqërore që janë nën menaxhim të së ashtuquajturës, Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk janë shitur ende. Edhe pse numri i pronave të pa shitura vazhdon të jetë i lartë, kjo agjenci nga dhjetori i vitit të kaluar nuk ka shpallur asnjë valë të re të privatizimit, për shkak se Bordi është jofunksional. Nga mesi i dhjetorit i vitit të kaluar u ka skaduar mandati gjashtë anëtarëve të Bordit të kësaj agjencie, ndërsa anëtarët e rinj janë emëruar ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Megjithatë, ky proces sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike është përcjellë me mangësi të shumta dhe se nuk ka gjeneruar as vende të punës, e as tërheqje të investitorëve.  AKP-ja, vazhdon të  jetë uzurpuese  e jashtëligjshme e pronave publike të Kosovës, e cila në tërë procesin e privatizimit ka bashkëpunuar me oligarkinë dhe klanet politike e ekonomike në vend, të cilët kanë blerë me çmime krejt të lira pasuritë tokësore të vendit  dhe kanë përvetësuar kapacitetet më të mëdha ekonomike e bujqësore të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …