Lushtaku: Mandatin ma kanë dhënë anëtarët e PDK-së dhe vetëm ata kanë të drejtë të më ndëshkojnë me votën e tyre

Ish-komandanti i Zonës së Drenicës gjatë luftës, Sami Lushtaku, ka thënë se në Hagë do të intervistohet më 16 janar

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se në Hagë do të intervistohet më 16 janar. Ai, në një prononcim nga Aeroporti i Prishtinës para nisjes në Hagë, ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar. “Do të intervistohem më 16 janar. Nuk e di në çfarë cilësie. Para se të vij këtu kam pasur një vizitë nga kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Lushtaku para gazetarëve. I pyetur nëse e ka telefonuar edhe presidenti Thaçi, ai ka thënë se kjo nuk është e ndaluar. “Më kanë telefonuar të gjithë miqtë e mi. Natyrisht se dhe Presidenti”, ka thënë Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë “Skydagger”, Vuçiq kritikon ashpër Turqinë

Kosova ka pranuar kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit “Skydagger”, të cilët, sipas …