Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka takuar dhe ka biseduar me dy komandantët e Zonave të UÇK-së, gjatë Sami Lushtakun, nga ish Zona e Drenicës dhe  Rrustem Mustafën, nga ish Zona Operative e Llapit. Takimi është bësë pak para nisjes për në Hagë, ku pritet të merren në pyetje nga Gjykata Speciale. Haradinaj ka shkruar me këtë rast  se lufta e UÇK-së do të dëshmohet gjithnjë se ishte e pastër dhe e shenjtë. “Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!” ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …