Isa Mustafa: Duke e mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani nuk e ka respektuar LDK-në

Isa Mustafa: LDK-ja nuk do të pranojë me asnjë kusht pazare territoriale me Serbinë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk do të pranojë me asnjë kusht pazare territoriale me Serbinë. Duke pyetur krerët e shtetit se çfarë po ndodh me veriun dhe pse veriu s’ka komunikim me institucionet qendrore, Mustafa ka thënë se frikësohet mos kjo është akt i paramenduar për pazare territoriale me Sebrinë. Ai ka pyetur Presidentin, Kuvendin e Qeverinë se a po ushtrohet sovraniteti shtetëror në komunat në veri të vendit. Si Kryetar i LDK-së dhe qytetar i Kosovës pyes institucionet përgjegjëse të vendit, Presidentin, Kuvendin, Qeverinë, institucionet e drejtësisë: a po ushtrohet sovraniteti shtetëror në komunat Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, në një sipërfaqe prej 1005 km katror, (jo hektar) të cilat përbëjnë 10% të territorit të Kosovës? Në fund të nëntorit kryetarët e këtyre komunave deklaruan se dorëhiqen dhe e ndërprejnë komunikimin me Prishtinën (organet qendrore).

– A vazhdojnë të financohen këto komuna për paga, mëditje, mallra dhe shërbime, investime kapitale, transfere sociale dhe nevoja tjera nga buxheti i Kosovës dhe kujt i japin përgjegjësi?

-Në çfarë mënyre institucionet e Kosovës komunikojnë me qytetarët e Republikës së Kosovës, serbë, shqiptarë, boshnjak e tjerë që jetojnë në veri?

– Si komunikohet dhe si funksionojnë gjykatësit dhe prokurorët serb në veri të vendit dhe kujt po i japin përgjegjëi?

– A po arrijnë institucionet e vendit të mbikëqyrin vijën kufitare të këtyre komunave me Serbinë për të parandaluar krimin ekonomik, hyrjen ilegale të mallrave përmes rrugëve sekondare dhe evazionin fiskal?

– Pse nuk po shpallen zgjedhjet për kryetarë të këtyre komunave?

– Pyes qytetarët: a është vendim i madh dhe i guximshëm i institucioneve të Kosovës që të lënë në diskomunikim 1/10 e territorit të shtetit, apo është papërgjegjësi dhe paaftësi?

Arsyetimi se kryetarët e këtyre komunave iu janë drejtuar institucioneve të Kosovës me Kosovë e Metohi, nuk justifikon heshtjen e Qeverisë dhe ministrisë përgjegjëse. Në të kundërtën, ata do të duhej të shkarkohen për faktin se nuk po e pranojnë Republikën e Kosovës, në të cilën kanë konkurruar për kryetarë të komunave. Në këtë rast institucionet po e shkelin ligji. Konservimi i gjendjes në veri jashtë komunikimit me institucione qendrore, frikësohem se është akt i paramenduar për pazare territoriale me Serbinë, për çfarë LDK nuk pajtohet dhe nuk do të pajtohet me asnjë kusht.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …