leoni

Ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ka marrë pjesë në dhunimin e institucioneve në protestën e djeshme

Ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ka marrë pjesë në dhunimin e institucioneve në protestën e djeshme

Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha vijon të jetë në policinë e Tiranës që prej shoqërimit të tij mbrëmjen e kaluar, por ende nuk ka zhvillime për statusin e tij. “BalkanWeb” raporton se Hoxha është marrë në pyetje disa herë për protestën e djeshme por nuk i është komunikuar ende arresti. Ai po hetohet lidhur me protestën e opozitës para Kryeministrisë dhe veprimet e dhunshme të ndodhura gjatë saj. Ish kryepolici  është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa akuzohet për thyerje të qetësisë publike dhe shkatërrim prone të institucioneve të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …