Deputetë të dhunshëm të PD-së kanë hyrë brenda Drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e protestuesve vandalë

Deputetë të dhunshëm të PD-së kanë hyrë brenda Drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e protestuesve vandalë

Deputetë të PD kanë hyrë brenda Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar shpjegime lidhur me shoqërimin e 20 militantëve pas protestës së dhunshme para Kryeministrisë. Hyrja e deputetëve të PD brenda Drejtorisë së Policisë është shoqëruar me tensione. Deputeti demokrat, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka debatuar ashpër me një drejtues policie. Disa pamje tregojnë Nokën duke u përleshur fizikisht me zyrtarin e policisë. Brenda Drejtorisë së Policisë së Tiranës u futën deputetët e PD Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Klevis Balliu, Gent Strazimiri. Mes tyre ndodhej edhe ish-drejtori i Rrugëve nga radhët e LSI, Dashamir Xhika.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …