Avdullah Hoti

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se viti fiskal do të mbyllet me suficit buxhetor, edhe pse në kohë krize e inflacioni

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se viti fiskal do të mbyllet me suficit buxhetor.  Për shkak të problemeve të shumta, sipas Hotit, Kurti është para dorëzimit dhe ikjes nga qeveria. “Ajo qeveri që krenohet me suficit nuk i kupton nevojat e qytetarëve. Përveç tjerash si rrjedhojë e ngecjes së investimeve kapitale ne sektorin privat kemi rreth 300 milion euro më pak. Hoti,  foli edhe për disa informacione jozyrtare sipas të cilave investimet kapitale janë bllokuar për shkak se kontratat janë nënshkruar nga qeveritë e kaluara. “Kjo mund të jetë e vërtetë duke pa diskursin që këta përdorin për qeveritë e kaluara duke iu referuar si regjime”, ka thënë tutje ai. Videon e fundit ku Vetëvendosja qeveritë e kaluara i quan “shkatërruese shteti”, Hoti i quan skandaloze dhe ikje të tyre nga qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …