Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe është vrarë në moshën 67-vjeçare nga një atentator

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe është vrarë në moshën 67-vjeçare nga një atentator

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe është vrarë në moshën 67-vjeçare nga një atentator. Ai  u godit me armë zjarri  gjatë kohës sa ishte duke mbajtur një fjalim në fushatën elektorale. Vdiq në spitalin ku po merrte trajtim mjekësor, ka thënë një zyrtar i lartë i Partisë Liberal Demokratike. Sulmuesi i dyshuar ishte një burrë rreth të 40-ave, i cili u arrestuar në vendngjarje. I dyshuari i kishte thënë policisë se kishte për qëllim vrasjen e ish kryeministrit  pasi nuk ishte i kënaqur me të. Shinzo Abe është kryeministri më jetëgjatë në historinë e Japonisë, pasi ka shërbyer gjatë viteve 2006-2007, pastaj përsëri nga 2012-2020, kur dha dorëheqje duke përmendur një sëmundjen kronike. Në kohën kur ai u rizgjodh në krye të Qeverisë, në vitin 2012, Japonia po përballej me një rënie ekonomike pas disa  dekadave të  stagnimit ekonomik.

 

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …