Ish kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në festivalin e katërt “Mirëdita” që mbahet në Beograd nga 31 maj deri më 3 qershor. Ajo do të jetë e pranishme në në promovimin e librit “Dua të dëgjohem: libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”. Me këtë rast, ish kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga do të flasë para të pranishmëve mbi gratë e dhunuara e të torturuara nga forcat serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë në vitet 1998-1999.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
