Ish-luftëtari i UÇK-së, Imer Zogaj nga Prizreni është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-luftëtari i UÇK-së, Imer Zogaj nga Prizreni është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Imer Zogaj nga Prizreni është ish-luftëtari i UÇK-së, që ka pranuar një ftesë nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se ftesa i është bërë në cilësinë e dëshmitarit. “Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilësinë e dëshmitarit të cilës duhet t’i përgjigjet më 21 janar. “Të nderuar familjarë,miq dhe shokë, dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 21.01.2020. -Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! -Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime! Lavdi Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …