Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, merr thirrje nga Gjykata Speciale pas konfirmimit të aktakuzës

Gjykata Speciale e Hagës ka njoftuar se ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, iu ka  dorëzuar një fletëthirrje për paraqitjen e parë në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij. Aktakuza kundër Kuçit dhe katër të tjerëve, përfshinë  ish-presidentin Hashim Thaçi, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn. Si rezultat i këtij veprimi  janë lëshuar katër fletarrestime dhe një fletëthirrje për paraqitje. Shtëpia e Kuçit u bastis nga autoritetet gjatë gjithë ditës. Kuçi, i cili është avokat i licencuar nga vetë  Gjykata Speciale dhe ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit. Ai  tashmë përballet me akuza si i pandehur.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …