Ish-nënkryetari amerikan, Xhoe Bajden e ka siguruar pozicionin e tij si udhëheqës i garës së demokratëve

Ish-nënkryetari amerikan, Xhoe Bajden e ka siguruar pozicionin e tij si udhëheqës i garës së demokratëve

Ish-nënkryetari amerikan, Xhoe Bajden e ka siguruar pozicionin e tij si udhëheqës i garës së demokratëve, për nomimin e kandidatit për kryetar  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në nëntor të këtij viti. Bajden, fitoi në shtetin e Miçiganit, duke e zgjeruar epërsinë e tij ndaj rivalit kryesor senatorit, Bernie Sanders. Pesë shtete votuan të martën – Uashingtoni, Misuri, Misisipi, Idaho dhe Dakota e Veriut. Bajden, gjithashtu fitoi në Misuri, Misisipi dhe Ajdaho. Ende është e paqartë nëse senatori Sanders do të vazhdojë garën deri në konventën e partisë në muajin korrik. Pasi shpalli fitoret e tij të fundit, Bajden i tha kundërshtarit të tij kryesor se ata mund të punojnë së bashku për të mposhtur kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, kryetarin nga radhët e republikanëve,  Donald Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …