14 veteranë anglezë, shumica e të cilëve morën pjesë në luftën në Afganistan, kanë kryer vetëvrasje në dy muajt e fundit

14 veteranë anglezë, shumica e të cilëve morën pjesë në luftën në Afganistan, kanë kryer vetëvrasje në dy muajt e fundit

Gazeta londineze “The Times” raporton se 14 veteranë të luftës së Britanisë së Madhe, shumica e të cilëve morën pjesë në luftën në Afganistan, kanë kryer vetëvrasje në dy muajt e fundit. Gazeta raporton se shkalla e vetëvrasjeve është rritur në mesin e veteranëve britanikë që kanë marrë pjesë në luftimet më të përgjakshme, në Afganistan. Një numër i madh i ushtarëve që kryenin vetëvrasje u përfshinë në Operacionin Herrik ndërmjet viteve 2002 dhe 2014. Ministri Britanik për çështjet e Veteranëve, shprehu shqetësimin në një intervistë për revistën për shkallën e lartë të vetëvrasjeve midis ushtarëve që morën pjesë në betejat në Afganistan. Ministrri Xhoni Merker shtoi se vala e fundit e vetëvrasjeve do të përshpejtojë zbatimin e programeve të trajtimit dhe mbështetjes së veteranëve, të cilat duhet të fillojnë në  muajin prill të këtij viti. (Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …