Ish-presidenti Alfred Moisiu: “Mbajtja e krerëve të UÇK-së në Hagë është e paligjshme” — heshtje nga Prishtina zyrtare

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në protestën që do të mbahet në Tiranë në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës. Në një prononcim për Top Channel, Moisiu tha se ka takuar në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se mbajtja e tyre atje është, siç u shpreh ai, “e paligjshme dhe e padrejtë”. “Nuk mund të rrija me një anë. Ne nuk duhet t’i mbrojmë vetëm si individë, por si drejtues që udhëhoqën luftën për liri. Goditja ndaj tyre është goditje ndaj gjakut të njerëzve tanë”, — theksoi Moisiu. Ndërkohë që nga Tirana zyrtare kanë nisur deklaratat e para në mbështetje të protestës dhe drejtësisë për çlirimtarët, nga Prishtina zyrtare mbizotëron heshtja. Asnjë reagim publik nuk ka ardhur ende nga lidershipi institucional i Kosovës, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e institucioneve të vendit përballë kësaj nisme që po merr përmasa gjithëkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në NATO do t’i sillte Trumpit një fitore historike gjeopolitike

Eksperti amerikan i çështjeve ndërkombëtare, Edward P. Joseph, ka propozuar një ide të guximshme gjeopolitike: …