Shefi i kibernetikës në Gjykatën Speciale, Peter Kun Szabo, tërhiqet nga pozita

Koordinatori i programit të sigurisë së informacionit në kuadër të Gjykatës Speciale, Peter Kun Szabo, ka njoftuar tërheqjen nga detyra. Ai shërbeu si shef i kibernetikës që nga 2 qershori 2023. Në një postim në LinkedIn, Szabo tha se pas disa vitesh në drejtimin e programeve të sigurisë së informacionit në organizata ndërkombëtare, po eksploron mundësi të reja profesionale, ndërsa Gjykata Speciale i afrohet fundit të mandatit të saj: “Pas disa vitesh të kënaqshme duke drejtuar programe të sigurisë së informacionit në organizata ndërkombëtare, po filloj të eksploroj mundësi të reja profesionale ndërsa Dhomat e Specializuara të Kosovës i afrohen fundit të mandatit të tyre.” Szabo ka treguar se në kuadër të detyrës raportonte drejtpërdrejt menaxhmentit të lartë dhe ishte përgjegjës për sigurinë e informacionit dhe kibernetikën e gjykatës, duke lënë të kuptohet se po largohet në një moment kritik për mbylljen e mandatit të institucionit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi: Më 16 shtator pres që drejtësia ta konfirmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka …