Brickos

Sot, Haraçinën legjendare e vizitoi ish-sekretari gjeneral i NATO-s, lordi Gjorgj Robertson, në 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Ish-Sekretari i NATO-s, Robertson: Të jemi të ashpër me Serbinë, është mesazhi i fuqishëm për stabilitetin në Ballkan

Ish-Sekretari i NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson, ka paraqitur një qëndrim të fortë në një seancë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit britanik, ku u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe Serbi, duke përfshirë sulmin në Banjska. Ai theksoi nevojën për një qëndrim të ashpër ndaj Serbisë, duke thënë se “të jesh i ashpër me Serbinë shpaguhet” dhe se njerëzit në rajon e respektojnë forcën. Në  bashkëbisedim, deputetja Alica Kearns po ashtu ndau shqetësimet e saj, duke përmendur mungesën e një qëndrimi të fortë ndaj Serbisë gjatë këtyre viteve. Robertson vuri në dukje se është e domosdoshme të jemi të fortë dhe të jemi të ashpër, sidomos duke theksuar nevojën për angazhim me opozitën serbe. Robertson, adresoi problemet e rritjes së nacionalizmit, ndërhyrjes së huaj, korrupsionit dhe kufizimeve të shtypit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …