Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës, Xhejmi Shea, ka kërkuar që Kosova t’ i rikthehet dialogut me Serbinë

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka vlerësuar se Kosova duhet t’i rikthehet dialogut me Serbinë, pavarësisht zhgënjimeve që ky proces mund të sjellë. Në një deklaratë për medie  theksoi se dialogu është rruga më e mirë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme dhe është jetike që qeveria e Kosovës të angazhohet plotësisht. Xhejmi  Shea theksoi rëndësinë e një periudhe qetësie në veri të Kosovës për të lehtësuar negociatat, duke shtuar se shpërbërja e strukturave paralele serbe do të jetë më e lehtë në kuadër të dialogut. Ai gjithashtu bëri thirrje për ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta me aleatët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar se veprimet e njëanshme që befasojnë partnerët mund të kenë pasoja negative.

Kontrolloni gjithashtu

Harry Bajraktari vlerëson ambasadorin amerikan Wendt: Shqiptarët janë me fat që e kanë një ambasador si ai

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka vlerësuar ambasadorin amerikan Wendt për angazhimin e tij në forcimin …