leoni

Nehat Mustafa ka porositur qytetarët që të mos votojnë kandidatët për deputetë që kanë hyrë në politikë përmes OJQ-ve

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, reagoi lidhur me vendimin e MASHTI-t për sigurimin e librave të nxënësve të fillores

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka reaguar lidhur me vendimin e MASHTI-t, për çështjen e sigurimit të librave për nxënësit e shkollës fillore. Ai tha  se dy ditë më parë në postimin tim prezentova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasat 1-5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasat 6 dhe 8. Për këtë tender, MASHTI kishte ndarë buxhetin prej mbi 4.3 milion €. Në postimin tim supozova se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëhere vetëm për tekstet 1-5 do të shpenzohen sç paku 9 milion €. Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestuar dhe e konsideruar si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 € për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këte shumë në 80 €, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion €. Cfarë do të thotë tani ky “këshilltar”, cili perfolet për shumë ndërhyrje e keqpërdorime ne ministri e institucione tê arsimit të lartë dhe që “befasisht” thuhet se është familjar UDB-ashi dhe se ka disa kallëzime penale. Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje, sepse kemi rritje të shpenzimeve për tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar. Kjo nuk besoj që është rastësi tha Nehat Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …