Islam Krasniqi

Islam Krasniqi: Ata që dikur thoshin së nuk duhet të përzihemi në sistemin e drejtësisë sot padrejtësisht përballen më të

Fushatat e egra të instaluara nga  Serbia,  apo agjentet e tyre në vendin tone, ju ka dhenë hapësirë të shpifin për ata që shkruan histori, duke  krijuar prova  nga hiqi, e që ato prova po rëndojnë mbi çlirimtarët.

Për një kohë liderët tanë harruan kush janë, nga  erdhen dhe  ka  po shkojnë, ulën kokën dhe mbyllen sytë për  ballë padrejtësive e që në shumë raste  heshtja tyre të jepte të kuptosh së sikur vetë ata  janë inciatoret  apo protagonistët  kryesor që përgaditën atë skenë të pa drejtësisë.

Çlirimtarët që nga  pas  lufta u poshtëruan nga  Bashkësia  Ndërkombetare, një here nga KFOR-i, pastaj nga Tribunali i Hages, nga sistemi i  UNMIK-ut, po ashtu nga Misioni i EULEX-it tash edhe nga Gjykata Speciale, të cilën ia  imponuam vetit, duke menduar së do të vazhdojë avazi i vjetër që dikush të jetë i pa prekur, të cilën e ratifikuam në Kuvendin e Republikës së Kosovës por e  cila na u kthye  bumerang sepse direktivat  apo kokën e ka në Beograd.

Kurë Gjeneralët e UÇK-së  u mbajtën  neper  burgje dhe u poshtëruan  nga prokurorë apo gjyqtar të misioneve  diplomatike të akredituar në vendin tone, thoshin “Drejtësia e thotë fjalen e vetë”, ne  s kemi të drejtë të përzihemi në sistemin e saj, sepse i kemi pushtetet e  ndara, duke harruar sepse  populli ju zgjodhi ju per me siguraar jetën e tyre, për të luftuar  pa drejtësinë, por ju heshtet me fjalet që i mësuat  përmendsh ” UÇK-ja  ka qenë e  pastër si loti dhe fundi do të vërtetoj” a  pse ata  nga 5 apo 10 vite që i mbanin në burg nuk kishte rendësi sepse nuk donit të prishnit rehatin tuaj.

Tani ne si mund të ju ndihmojmë juve, që e  fundset vetën me një produkt që vetë e votuat, ne po e kuptojmë së jeni të pa  fajshëm, e dimë ne, por dihet  edhe botërisht së UÇK-ja  ishte  ushtria me e pastër  në botë, sepse ajo ishte  vetë populli dhe  ideali i saj ishte i pastër, por si të ju ndihmojmë ne juve që të ndryshojmë nga ju, të mos  vazhdojmë të njëjtit, por të ndryshojmë këtë qasje për të mirën e të gjithëve dhe këto njolla të ia  vëmë ati që ju ja moret pa asnjë çmim, ati qe kreu krime e që ende na  kërcënon.

A ka turp më të madh për  kombin tone që Presidenti, kryetari i Kuvendit të Republikës, Projektori dhe motori  UÇK-së, të mbahen ngujuar e ne të  heshtim. Kemi mbetur  sikur të verbër që s mund të flasin as lëvizin por që vetëm po dëgjojmë.

Edhe sa  kohë na duhet neve që ta  parandalojmë të keqën para së të fillojë, edhe sa  kohë na duhet të vetdijësohemi që t’ i themi  stop padrejtësisë ndaj të tjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …