Ismail Kadare

Ismail Kadare dhe shumë personalitete të larta shqiptare dhe botërore të reagojnë duke e quajtur të turpshme Gjykatën Speciale

Ngritja e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë që shumë personalitete të larta shqiptare dhe botërore të reagojnë duke e quajtur të turpshme. RTK ka sjellur një kronikë në lidhje me situtatën e fundit të krijuar në Kosovës pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit. Në këtë kronikë të lajmeve është kujtuar koha kur shkrimtari shqiptar me përmasa botërore, Ismail Kadare, thurte lavde krenarie për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kadare thoshte se dalja e UÇK-së ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm për shqiptarët, faktor moral i cili nuk ra në kurthin e serbëve që ta paraqiste si terroriste. Ai thotë se UÇK-ja në mënyrë heroike mbajti moralin e shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …