Ai deklaroi kështu sot kështu gjatë lansimit të platformës dhe aplikacionit “Dhuro Gjak”, që është realizuar si bashkëpunim midis MSh-së, UNICEF-it përmers “Innovation Lab Kosova” dhe Institutit Riinvest. Ndërsa James Mugaju, zëvendësshef i Zyrës së r i UNICEF-it, premtoi që do ta vazhdojnë përkrahjen e ideve inovative në mënyrë që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. “Jemi shumë të kënaqur që kemi përkrahur këtë projekt. UNICEF ka punuar gjithmonë që këto ide t’i bëjnë në produkt. Mundësia e zhvilliimit të zgjidhjeve sociale për çështjet komplekse është shumë e thjeshtë, ka të bëjë me inovacionin”, tha ai. “Dhuro Gjak”, është një platformë online, e cila do ka për qëllim sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve për rëndësinë e dhurimit të gjakut, duke përdorur një aplikacion online, i cili ndihmon Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të rris numrin e dhuruesve.
Ismaili: Lansimi i platformës “Dhuro Gjak” e rrit mundesinë e QKTGj-së për t’i siguruar gjak atyre që kanë nevojë
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha sot se krijimi i platformës online dhe aplikacionit për dhurimin vullnetar të gjakut do të rris mundësitë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të ju dhënë përgjgije kërkesave të vazhdueshme për gjak për personat në nevojë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë, përmes përdorimit të metodave inovative dhe gërshetimit të teknologjisë do t’u jap zgjidhje më praktike shumë problemeve të shtresuara me vite. “Një aplikacion i cili problemeve të shtresuara për vite me radhë ju jep një zgjidhje moderne. Për mua do të jetë një lehtësim shumë i madh, do të jetë një mundësi të shohim se cilat janë mungesat e rezervat tona. Me këtë besoj që inkurajojmë edhe vajzat e djem të ri të na paraqiten me ide të tjera. Na mbetet të vazhdojmë financimin që të japim zgjidhje të problemeve të mëdha”, tha Ismaili.