Ismaili: Sot pas një viti, populli sheh se me çfarë mashtrimi dhe ekstremizmi është qeverisur Kosova me LV dhe LDK

Ismaili: Sot pas një viti, populli sheh se me çfarë mashtrimi dhe ekstremizmi është qeverisur Kosova me LV dhe LDK

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në një konferencë për media ka thënë se sot, e jetojmë realitetin paralajmërimit të PDK-së, ku ende qytetarët, me dy Qeveritë, edhe atë Kurti, edhe këtë Hoti, nuk kanë arritur ta ndjejnë dorën e shtetit në tejkalimin e kësaj krize. “Sot, pas një viti, populli sheh se me çfarë mashtrimi, inate dhe ekstremizmi është qeverisur Kosova me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike.”, ka thënë ndër të tjera sekretari Ismaili. Ai ka theksuar se PDK-ja, si opozitë, ka përfaqësuar vullnetin e qytetarëve. “Opozitarizmi ynë nuk ka qenë i bazuar në mjete të dhunës dhe as në inate politike, por në bindjet tona se i shërbejmë Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj – pa asnjë dallim”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …