leoni

Ismet Azizi: Departamenti Gjeografisë shënoi 50 vjetorin e themelimit

Ky vit për Departamentin e Gjeografisë së FSHMN,
është vit jubilar. Për ta shënuar këtë vit të rëndësishëm, Këshilli Mësimor –
Shkencor i Departamentit, organizoi një manifestim me rastin e 50 vjetorit të
themelimit. Në shenjë të këtij përvjetori ky këshill nxori edhe monografinë e
veprimtarisë dhe të zhvillimit të tij.

Me rastin e këtij viti jubilar të premten u mbajt
manifestimi i 50 vjetorit të themelimit dhe punës se Departamentit të
Gjeografisë. Në manmifestim morën pjesë një numër i madh i gjeografëve, ish
mësimdhënësve, musafirëve nga departamentet e ndryshme të Universitetit të
Prishtinës, rektorati, ministria e arsimit dhe mysafirë nga Fakulteti i SHMN të
Universitetit të Tetovës.

Pas një përshëndetje dhe urimi nga dekani i FSHMN
Dr. Tahir Arbneshi, për historikun e themelimit, punës dhe të arriturave foli
shefi i departamentit Dr. Shpejtim Bulliqi.

Manifestimin e përshëndeti edhe  Drita Kadriu, drejtoreshë e Depatamentit të
Arsimit të Lartë pranë Ministrisë së Arsimit dhe dekani i Fakultetit të
Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, Dr. Fafzi
Skenderi, mësimdhënës i  gjeografisë i
diplomuar në Departamentin e  Gjeografisë
  Universitetin e Prishtinës.

Viti akademik 2013 /14 është vit jubilar për
Departamentin e Gjeografisë sepse përmbush 50 vjet  të themelimit dhe të punës së suksesshme
arsimore, kërkimore e shkencore. Me emrin Katedra e Gjeografisë u themelua në vitin
1963/64 dhe ishte pjesë e Fakultetit Filozofik, në të cilin nga viti 1960 bënin
pjesë Katedra e Albanologjisë, Serbo-kroatishtes, Kimisë, Biologjisë,
Matematikës dhe Fizikës. Në vitin 1972/73 me vendimin e Këshillit
Shkencor-Mësimor, Fakulteti Filozofik u nda në dy fakultete, në Fakultetin
Filozofik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore. Në kuadër të
FSHMN  bënin pjesë Katedra e Matematikës,
Fizikës, Kimisë, biologjisë dhe Gjeografisë.

Seksioni i Gjeografisë u bë qendra e parë e edukimit
dhe e shkencës gjeografike dhe me gjithë rrethanat e vështira të zhvillimit ,
ky seksion i cili në fillim të viteve 2000 mori emërtimin që e ka edhe sot.
Departamenti i gjeografisë arriti të jap kontribut të çmuar në veprimtarinë
arsimore dhe shkencore. Departamenti i Gjeografisë për krejt këto vite jetë e
punë nxori një numër të madh studentësh, mësimdhënësish dhe ekspertësh të
fushës së gjeografisë të cilët për vite 
të tëra i plotësuan nevojat e shoqërisë së Kosovës por edhe trojeve
tjera etnike.

Drejtues i parë i Katedrës të themeluar në vitin
1963/64 ishte akademik Anatasije Urosheviq, kurse sekretar Mr. Musa Gashi, i
cili nga viti 1968 ishte drejtues deri në vitin 1972 kurë kjo detyrë iu besua
prof. Mark Krasniqit.  Që të dy
profesorët M. Gashi dhe M. Krasniqi për shkaqe objektive nuk ishin të pranishëm
në manifestim. Në këtë manifestim nuk morën pjesë as ish mësimdhënësit e këtij
Departamenti, kryetari i ASHAK, Akademik Hivzi Islami dhe Akademik Ruzhdi
Pllana.

Periudha më e vështirë e punës së Departamentit
ishte ajo kur pas masave të jashtëzakonshme që i solli Kuvendi i Serbisë në
qershor të viti 1991 pasoi përjashtimi i pedagogëve, i bashkëpunëtorëve dhe i
studentëve shqiptarë nga objektet e Universitetit të Prishtinës. Kështu nga
viti 1991 deri më 22. 03.199 procesi mësimor u zhvillua jashtë ndërtesave
zyrtare të universitetit të Prishtinës. Departamenti i Gjeografisë sot është
institucion mësimor për përgatitjen e kuadrove të reja për institucione
shkollore dhe institucione tjera hulumtuese statistikore, gjeodezike,
urbanistike etj. Ky institucion,
hulumtues-shkencor, nëpërmjet hulumtimeve të daytime, arrin të ndikoj në
zhvillimet në vend. Departamenti sot punon me sistemin e shkollimit  3+2+3 që përkon me Deklaratën e Bolonjës dhe
përputhet me sistemin arsimor në Universitetin e Prishtinës. Për shkak të
mungesës së mësimdhënësve Zeqir Bajrami, Dr. Asllan Pushka, Dr. Qazim Lleshi,
Dr. Gani  Gashi, Dr. Sherif Maloku,
Dr.  Esat Haskuka, të cilët nuk janë më
në jetë, pjesëmarrjen në manifestimin e nderuan familjarët e tyre.

Për punën dhe kontributin e dhënë në themelimin dhe
zhvillimin e Departamenti të Gjeografisë me mirënjohje nderuan Dr. Musa Gashi,
Akademik Mark Krasniqi, Dr. Riza Çavolli, Dr.Ibrahim Ahmetaj, Dr. Muharrem
Cërrabregu, Dr. Tefik Basha. Në post mortum u nderuan: Yeqir Bajrami, Dr. Enver
Dukagjini, Dr. Qazim Lleshi, Dr. Asllan Pushka, Dr. Sherif Maloku, Dr. Esat
Haskuka dhe Dr. Gani Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Tefta Çami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Tefta Cami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Me 26-27 tetor të këtij viti shkova e vizitova me vajzën time, Alma dhe me …