Ismet Azizi nderohet me “Plaketën e Artë” në Rozhajë për kontributin në studimin e historisë së Sanxhakut

Ismet Azizi nderohet me “Plaketën e Artë” në Rozhajë për kontributin në studimin e historisë së Sanxhakut

Më 13 korrik 2025, në Shtëpinë e Kulturës në Rozhajë u mbajt promovimi i vëllimit të shtatë të veprës “Libri i Bardhë i Viktimave të Sanxhakut” të autorit Fehim Džogović. Me këtë rast, z. Ismet Azizi, kryetar i shoqatës Kosova për Sanxhakun, u nderua me “Plaketën e Artë” për kontributin e tij të shquar në hulumtimin e historisë së Bihorit dhe Sanxhakut gjatë periudhës 1941–1945.

Plaketa u ndanë nga Instituti për Histori, Demografi dhe Antropologji i Sanxhakut, në praninë e akademikëve Ferid Muhić, Šerbo Rastoder dhe personaliteteve të tjera. Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin akademik ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe institucioneve shkencore të Sanxhakut.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Minatorëve paralajmëron rrezik të lartë në Minierën me Flotacion

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ashpër ndaj kushteve në Minierën me …