Ismet Hajrullahu

Ismet Hajrullahu: Ballkani në vorbullen e kusuritjeve të mëdha!

Dalja e Britanisë nga BE-ja apo mbase edhe ndonjë dalje tjetër nga ky Union në të ardhmen, do të çonte projektin e BE-së drejt shpërbërjes. Prishja e BE-së, do të ishte një humbje e madhe, po jo edhe aq për shqiptarët në Ballkan për vete faktin se nuk mund të kemi pasoja të mëdha pasi nuk jemi pjesë e saj. Por, çfarë do të ndodhte dhe si do mbroheshin Shqipëria e Kosova nëse një gjë e tillë ndodh me NATO-n, sikur dha disa sinjale vetë presidenti i sapozgjedhur amerikan Trump?

Duket se deklaratat e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump për rreth të ardhmes së Aleancës Veriatlantike , mund të jetë mbështetur në heshtje nga BE-ja për vetë faktin se Bashkimi Evropian mund të ketë gjetur tek ai një aleat tepër të fuqishëm e strategjik. Duhet theksuar se Trump vjen nga fusha e biznesit, dhe si i tillë nuk duhet të befasojë askënd, që ai mund të ketë nuhatur se SHBA-ja, nuk është më e gatshme të bëjë shpenzime enorme në fuqizimin e mëtutjeshëm e Aleancës Veriatlanitke (NATO), e si rrjedhojë, as për sigurinë e BE-së. Se deklaratat e Presidentit Trump janë tepër serioze për Aleancën Veriatlantike e forcon edhe me shumë deklarata kryeministri danez Lars Loke Rasmusen, që pas bisedës telefonike me Presidentin e zgjedhur Trump deklaroi :“Qeveria po përgatit masat për të rritur përfitimet për ushtrinë dhe sigurinë kombëtare”. Deklaratat e Presidentit Trump, mund të kuptohen edhe si sinjale për BE-në, se Gjermania mund të jetë jo vetëm lokomotivë e zhvillimit ekonomik, por edhe bartëse e zhvillimit dhe fuqizimit të mbrojtjes së BE-së, duke nxitur kështu krijimin ushtrisë  së fuqishme evropiane, e cila do të përbënte edhe një aleat tejet të sigurt për SHBA-të.

Shqipëria dhe Kosova ç’kanë qenë, ç’janë dhe ku duhet të shkojnë?

 Shqipëria në periudhën 1945-1990 kishte një ushtri të mirë-organizuar dhe me një potencial të mjaftueshëm ushtarak për mbrojtjen e saj në tokë, det dhe ajër. Fuqizimi i shtetit shqiptar, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, bëri që edhe mbrojtja e saj ushtarake të kishte një dimension shumë më të fuqishëm për mbrojtjen e hapësirës së vet shtetërore.

Shkëputja e jashtëzakonshme dhe shumë-dimensionale nga Bashkimi Sovjetik, bëri që Shqipëria të ishte krejtësisht e pavarur nga Bashkimi Sovjetik, dhe si pasojë edhe nga çdo lloj ndikimi sllav që mund të kishte deri në atë periudhë dramatike që po kalonte shteti shqiptar. Ngritja dhe fuqizimi i nacionalizmit shqiptar i fshehur pas teorisë së Marksizëm-Leninizmit, bëri që Shqipëria të gjente një aleat të fuqishëm Republikën Popullore te Kinës e që nuk kishte asnjë pretendim territorial, apo të kishte pretendime për të krijuar baza ushtarake në Shqipëri, për të kërcënuar shtetet fqinje të Aleancës Veri-Atlantike.

Asokohe, ushtria shqiptare përbëhej nga tetë korpuse. Përveç atij të Tiranës dy ndodheshin në kufi me shtetin grek, tre me atë jugosllav dhe dy me atë Italian. Për më shumë, shteti shqiptar kishte ndërtuar një ushtri më se të avancuar për kohën, duke përfshirë: Mbrojtjen Kundër- Ajrore, Flotën Luftarako-Detare, Aviacionin Efektiv, Forcat Vullnetare, etj.

Ndërkaq, pas vitit 1990, Shqipëria e tranzicionit, në lëmin e strukturave të sigurisë, për dhjetëvjeçarin e parë të saj, ndoqi politika krejtësisht pa koncept, e me shumë pasoja negative për sigurinë kombëtare. Kulminacioni i këtij degradimi ishte në vitin 1997, kur çdo gjë kolapsoi dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë së pasluftës së dytë botërore, ajo u shpartallua pa asnjë agresion nga jashtë!

Sot kur jemi në vitin 2016 ushtria shqiptare ka në dispozicion rreth 3000 ushtarë dhe i gjithë aktiviteti i ushtrisë shqiptare është reduktuar në misione ushtarake humanitare jashtë Shqipërisë. Mbrojtja e Shqipërisë sot, është lenë krejtësisht në duart e NATO-s. Është e vërtetë që nëse sulmohet Shqipëria, NATO është e obliguar nga artikulli katër i Marrëveshjes së Traktatit Veriatlantik, të mbrojë Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria të mos organizojë mbrojtjen e vendit dhe qytetarët e saj në rast lufte.

E mos të flasim për gjendjen e FSK-së në Kosovë, e cila është ende larg të qenurit ushtri, kryesisht për shkak të kundërshtimit të Listës Serbe, pa votën e së ciles nuk mund të bëhen ndryhimet e nevojshme kushtetuese, ku kerkohen 2/3 e deputetëve dhe në këtë gjendje që janë Forcat e Kosovës, as që nuk bëhet fjalë për të përballuar të vetëm çfarëdo agresioni serb, apo për t’i mbrojtur shqiptarët e pambrojtur në Maqedoni nga një skenar provokues maqedonas, ku mundet të provokojë me mbështetjen e vëllazërisë sllave në çdo kohë një luftë ndëretnike atje!

Prandaj, në një situatë të tillë që po kalojmë, çdonjëri prej nesh, me shumë të drejtë, do pyeste veten se çfarë do mund të ndodhte me Shqipërinë, Kosovën, si dhe me shqiptarët në tërësinë e tyre gjeografike, nëse NATO do të ndryshojë strategjinë e deritashme ose edhe për më keq të shpërbëhej? A do ishte në gjendje Shqipëria të përballonte një agresion grek, që edhe pse është anëtare e NATO-s, Athina shpesh ia kujton Tiranës se sa e dobët është ajo përballë saj! Sa dhe si do e përballonte së bashku me Kosovën, Serbinë e cila ka tendenca tepër të dukshme për një vazhdimësi të hegjemonisë serbe në Ballkan e si pasojë e një politike të tillë, shteti serb po merr nga Rusia jo vetëm mbështetje dhe garanci politike, por po merr edhe më shumë se 2.5 miliardë euro armatime dhe teknologji të lartë ushtarake.

Kjo situatë ku bota po shkon drejt një përshkallëzimi të përplasjeve në mes të fuqive të mëdha, Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk do te duhej të mbeten me një forcë ushtarake të limituar dhe të sillen sikur nuk po ndodh asgjë për rreth nesh dhe shqiptarët të mbesin të zbuluar para një agresioni të mundshëm nga vëllazëria sllavo-ortodokse!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …