Ismet Hajrullahu: Kosova pa kujtesë

Një thirrje për shpëtimin e identitetit Reflektim përsonal mbi krizën e identitetit tek të rinjtë në Kosovë. Tek ne në Kosovë po rritet një brez që ka filluat të mos e njohi veten. Duken të larget në atë copëz historie që kanë kaluar gjyshërit e tyre, nuk e ndjejnë dhembjen e historisë, nuk e kuptojnë sakrificën e brezave që e solli këtë vend deri këtu. Në komunikim , nëse i kushton vëmendje , ata flasin shqip , por e stërngarkuar me fjalë të huaja, këndojnë këngë që ndoshta as që nuk i kuptojnë, dhe ndjekin modele që nuk i përkasin atyre…. Për mendimin tim, ky brez nuk është fajtor për atë se si po formësohet , pasi ne, si shoqëri, po e lëmë të humbasë pa zë e zhurmë , duke iu ofruar modele e steriotipe që po i bëjnë lavazh trurit të tyre. Në emër të globalizmit, po zëvendësojmë krenarinë me konsum, në emër të teknologjisë, po zëvendësojmë kujtesën me klikime në emër të lirisë, po zëvendësojmë përkatësinë me indiferencë. Kosova, si shteti me i ri, po kthehet ne një vend, ku të rinjtë nuk ndihen më pjesë e një historie, por pjesë e një rrjeti, nuk ndihen më shqiptarë, por “userë”, nuk ndihen më të lidhur me tokën, por me ekranin…. Kjo situate e krijuar , per mendimin tim nuk është përparim, por po na dërgon drejt humbjes së rrënjëve tona dhe zbehjes së shpirtit kombëtar… Po krijohet një ‘zëvendësim’ i identitetit me zbrazëti…. Kosova nuk u ndërtua për të qenë një vend pa kujtesë, por u ndërtua mbi gjakun e atyre që nuk pranuan të humbin emrin, gjuhën, flamurin, identitetin kombetar. U ndërtua mbi besën, mbi mikpritjen, mbi krenarinë që nuk shitet , por qe tani, në emër të “modernitetit”, po i lëmë këto vlera të zhbëhen, po i lëmë të rinjtë të rriten pa rrëfim, pa ndjenjë, pa përkatësi, po lejojmë që ta shkelin flamurin kombëtar e ta trajtojnë si ‘bezë’ apo ‘leckē’ siç na mësojnë disa hoxhallarë”mendjendritur”! Në një aspekt mendoj se nuk është terësisht faj i tyre. Edhe ne jemi pjesë e kësaj gjendje të krijuar , sepse nuk u treguam historinë siç duhet,nuk u dhamë arsimin që u duhej,nuk u dhamë shembuj frymëzues, nuk i mbrojtëm nga zbrazëtia që vjen kur nuk e ke idene per rrënjët dhe identitetin , kur lejuam qe ekranet tona te mbushen me individë që promovojnë antivlerat, kur lejuam që sherbimet e ndryshme anti shqiptare të krijojnë terren nē emēr të vēllazerisë myslimane… Eshtë mëse e domosdo që ne si shoqëri të angazhohemi për të mbrojtur vlerat dhe identitetin tonë pasi nē kētē botē moderne ku teknologjia ka marrē hov të jashtëzakonshëm , ne do duhej që të dimē ta përdorim nē tē mirë tē vetës sonë , shoqërisë , kombit dhe mbarē njerēzimit, Nē kēto kohëra do duhej që me përkushtim të ruanim , gjuhēn identitetin, për të rikthyer krenarinë, për të rikthyer ndjenjën e të qenit shqiptar! Kosova ka nevojë për më shumë të rinj e tē reja që dinë të tregojnë historinë e familjes së tyre. Ka nevojë për më shumë fëmijë që dinë të këndojnë një këngë të vjetër, që ndihen krenarë kur thonë “jam shqiptar”, jo sepse është trend, por sepse është e vërtetë. Nëse nuk e mbrojmë këtë brez nga humbja e vetes, do të humbasim më shumë se një kulturë, do të humbasim vetë kuptimin e Kosovës, vuajtjes së madhe që ka përjetuar dhe rezistencēn e saj ndër shekuj karshi pushtuesve!

Kontrolloni gjithashtu

Prof. Dr. Sylë Ukshini: Pse Gjykata Speciale është e dëmshme dhe e anshme ose përse duhet protestuar kundër saj

Protesta kundër Gjykatës Speciale nuk është protestë kundër drejtësisë, por një thirrje për drejtësi të …