Kocijançiq

Ismet Shabani: Shërbimit të Jashtëm Evropian në Aksion- SHJEA

Shërbimit të Jashtëm Diplomatic të Bashkësisë Evropiane

Përfaqësueses së lartë: Zonja Federica Mogherini

Zëdhënsja: Zonja Maja Kociancic

E nderuara Përfaqësuesja e lartë e SHJEA-s, z. Federica Mogherini,

E nderuara zësdhënëse e SHJEA-s, z. Maja Kocijancic,

Edhe perkunder faktit se jeni udhëheqëse dhe përfaqësuese të dinjitetit të shteteve tuaja perkatse dhe e shumë shteteve pjestare të BE-së, konstatojm se në veprimtaritë tuaja dhe vendimet e bindjet politike, nuk jeni të pagabueshme.

Është e vërtetë, por kohët e fundit, ne shohim se keni shumë devijime duke marrë një pozitë tjetër dhe e gjithë kjo në udhëtimin tuaj antidemokratik drejt vendeve disi më pak simpatike sesa të vendeve nga preferencat tuaja.

Natyrishtë, secili individ, por edhe pjestarë e pjestare politike, ka të drejtë të ketë edhe qendrimin e tij e të saj, pavarësishtë nga pretendimet e të tjerëve dhe deri këtu, nuk shof asgjë të keqe, deri në piken kur ndërmjetësimi, i jep shansin që problemi të zgjidhet midis palëve, dhe jo duke ju imponuar se per çfarë duhet të bisedohet, sidomos kur shtrohet pyetja se duhet të bisedohet në dëm të vendit që ka dalë skajshmërisht i përgjakur për të drejten dhe lirin e vet.

Toka dhe pasuritë e Republikes së Kosoves, nuk janë objekt tregu as i Bashkësisë Evropiane dhe aq më pak i një shteti pushtues barbarë si është Serbia. Trojet e Kosoves, qyshë nga Dardania e lashtë, janë dhe mbeten prona të Republikes së Kosoves dhe, kjo është temë e cila as që mund të diskutohet me pushtuesit tanë. Nuk blihet liria e fituar me gjak as me tokë dhe as me pasuri nëntokësore të trojeve tona.

Vërtet e kam të qartë që perfaqësuesit tanë, nuk janë të denjë në bisedime me Serbinë dhe as me ju si palë ndërmjetësuese. Ata, shpesh kanë marrë hapa ironik dhe irritues ndaj qendrimeve tuaja të padrejta në të njëjten kohë, duke mos qenë ne gjendje e në lartësin e trajtimit të temave, në kuader të poltikes përfaqësuese dhe të statizmit politik, për të prezentuar faktet me bindje dhe jo me kokëfortësi. Kjo është një mangësi e temperamentit tipik “Ballkanik” i të reaguarit ndaj padrejtësive.

Unë shpresoj fuqishëm dhe mbetem me bindjen se timoni drejtues i politikave të BE-së në duart tuaja, duhet t’i nënshtrohet një korigjimi adekuat, duke e luajtur rolin ndërmejtësues neutral e të paanshëm, duke mos lejuar të shpërblehet “Agresori dhe të denohet viktima”! Ky parim vlenë jo vetëm për politiken e drejtë por edhe në jeten e përditshme, kur gjithmonë dhe gjithkundë në shtetet demokratike të BE-së, mbrohet viktima dhe denohet me ligj e me rregulla shkaktari i krimit.

Agjenda e bisedimeve midis dy palëve e dy shteteve, duhet të ketë një reciprocitet. Ato nuk duhen shfaqur, perballë opinionit publik, por duhet ulur në tryezë, mundësishtë të dyja palët, që të shfaqin kerkesat e tyre për temat dhe pikat e dialogut.

Nëse kjo nuk është e mundshme, mbase mund të ketë kontraste dhe divergjenca të pakapshme për palët, atëhere, ju takon juve të nderuara ndërmjetësuese, që të uleni ndaras me palët e konfliktuara, duke krijuar një agjendë të kerkesave të të dyja palëve për temat që kerkojn diskutime.

Në vijim kerkesat e tyre, duhet të harmonizohen në pajtim me bisedime të veçanta, duke kerkuar nga ata që të pranojn diskutimet dhe mënyren e të biseduarit, radhitjen e temave dhe ardhjen deri te vendimet e përafruara e të pajtuara nga palët. Por, nuk është aspak e pranueshme, që në agjenden e bisedimeve, t’i vëni tema me imponim pales Kosovare, e aq më keq, kur duhet të bisedohet per temat që nuk duhen as të përmenden.

Republika e Kosoves, është shpallur në bazë të kufijve të saj që ka trashëguar nga Kushtetuta e vitit 1974 të Republikes Socialiste Federative të Jugosllavisë. Ka teritorrin e vet disa herë të coptuar brenda dhunës dhe diktatures Komuniste Titiste. Tani, edhe nga ana e juaj vërehen tendenca ndarëse të teritorit të saj, gjë që arrihet pikërisht për shkatrrimin e të gjitha të arriturave dhe pajtimeve të deritashme, madje, me ndihmen tuaj si ndërmjetësuese. Kjo, me keqardhje ju them se nuk mund të jetë e pranueshme në asnjë mënyrë.

E gjithë kjo, nuk është asgjë më pak dhe as më shumë, vetëmse një politikë strategjike e Serbisë, për ta bindur boten se shtetësia e Kosoves duhet të rrënohet, dhe per fat të keq, pjesë e kësaj loje keni filluar të jeni ju, si gjokër kartash të lojes politike e destabilizuese të rajonit nga ana e Serbisë.

Unë shpresoj fuqishëm se shtetësia e Republikes së Kosoves, nuk do të kontestohet më në kuader të BE-së, mbase kjo është diçka faktike, nga e cila rrugë kthimi nga prapa as nuk ka as nuk mund të ketë, për së paku e them këtë, nëse juve nuk jeni të bindura, që Kosova duhet edhe më tej t’i nënshtrohet dhunës së përgjakshme nga pushtuesit sërbë, gjë që nuk do ta besoja edhe po ta degjoja nga vetë deklaratat tuaja personale.

Ju jeni duke luftuar politikishtë, për të arritur paqen në të gjitha trojet e Ballkanit dhe të Kontinentit Evropian, gjë që si akt i mirëqenies duhet edhe të pershendetet, duhet edhe të mbëshetet, duhet të respektohet, duhet edhe të veprohet me ndihmë reciproke e solidarizuese, por, paqja e arritur në dëm dhe kurriz të pafajsisë, prej ku të vetmet interesa që dëmtohen janë ato të pales shqiptare, mbase qenka popull i vogel dhe durimtar edhe kur ju bëhet padrejtësia, duhet kuptuar qartë, se vie momenti kur durimit i vie fundi!

Me deshiren e Serbisë, edhe po të zhduket Kosova dhe shqiptarët nga faqja e dheut, ajo nuk ka për të qënë kurrë e kënaqur, sepse, racizmin antishqiptar e kanë të mbjellur në gjak qysh nga mesjeta.

Deshirat e tyre për të mbretruar “Ortodoksizmi” sllav, duke u nisur nga ujdhesat e skajshme Greke që gjenden në mes të detit mesdhe si: Krisi e Koufonisi, duke përshkuar e kaluar tërë tokat e Ballkanit perendimorë, Shqipëri, Mali i zi, Bosnjë, një pjesë të Kroacisë, Vojvodinen, gjysmen e Hungarisë, Sllovakinë, Çekinë, Polonin, Letonin, Lituanin, Estonin e deri në skajin më veri- perendimor të Rusisë te maja e vendit të quajtur Vajda-Guba duke shkuar deri te Poli i veriut, pastaj drejt pikes më lindore në skajin rus në Naukan e Diomede afer Alaskes, janë prishur e janë thyer për këtë mbretësi pikërisht në Kosovë!

Kosova Dardane, është vendi ku u thyen shumë mbretëri, por më të rëndësishmet janë ajo Turke- Osmane, dhe e kjo fundit e Mbretësisë “Sllavo-Ortodokse”. Natyrishtë, prej tyre ka shumë shtete me fuqi ndikime të theksuara, qoftë Ushtarake, poaq edhe politike.

Populli shqiptar në trojet e veta etnike, për hirë të paqes dhe deshires për të jetuar në liri, në çdo kohë ka pajtuar edhe bashkëjetesen me të tjerët, si: sllavë, sërbë, rom, turq, maqedon, bullgarë, poaq edhe me popuj tjerë të Evropes dhe botes. Por nga e gjithë kjo, duket se popullit shqiptar po i ngjiteni si shpesh mbi kurriz, madje edhe atëherë, kur as ska fuqi t’ju mbaj e as t’ju perballoj!

A nuk është kjo paksa e tepruar në dëmin e një populli paqëdashës, e që nuk do asgjë më shumë dhe as më pak, se të lihet i lirë e për të jetuar i qetë në mesin botes humane?

Kjo është një e drejtë e garantuar me ligjet tuaja, prandaj jeni të lutura, edhe ta respektoni! Ne jemi një popull i shkelur përgjatë historisë, të ndarë copa e të shëmtuar nga armiqët e pamëshirshëm e barbarë, por të jeni të bindura, se armiqët nuk do të na shkelnin, sikur të mos ishte edhe ndihma e Fuqive të mëdha që mbretëronin Evropen e atëhershme dhe të tanishme.

Tani, kur erdhi koha që të ndjehemi të lirë, ne jemi të izoluar! Jemi në një segrecion të tmershëm përbrenda “Bashkësisë Evropiane”, jemi nën dhunen politike dhe diskredituese të fqinjëve tanë Verior, jemi të nënshtruar ndaj një diskriminimi human e të kthyer në qytetar të dores së dytë, madje, shpeshher dhe në shumë raste, të pambrojtur nga ligjet në fuqi, por në keqperdorim të ligjeve të tilla dhe të dhunes nga fuqitë e ekzektivit, jemi edhe të shtypur edhe të anashkaluar edhe të nënçmuar madje më keq se në ligjet në fuqi të perkushtuara për kafshët!

Unë mendoj se kjo është një diçka e tmerrshme, që nuk i takon aspak as qenies humane e njerëzore dhe as civilizimit Evropian e Botëror Demokratik.

Kosoves, duhet ti hapen dyert e lirisë, duhet ti jepet shansi i proves, poaq sa edhe i dizaprovimit ndaj saj dhe të këqijave të sjellura nga bota përreth. Serbisë duhet ti bëhet me dije, Kosova është një vend me të cilin mund të bisdohet por jo me kushte e kthetra prej përbindëshit, por me respekt dhe cilësi njerzimi. Serbisë duhet ti bëhet me dije, se koha e pushtimit të saj mbi Kosoven ka mbaruar! Serbisë duhet ti bëhet me dije se të drejtat e njeriut në teritorin e saj, janë shkelur mjaftë e tepruar! Serbisë duhet t’i bëhet me dije se nuk mund të tolerohet në BE, me politikat e saja “Poligamike” dhe antihumane, ndersa ju, nuk duhet të avanconi mëtutje, politikat diskriminuese dhe konfliktnxitse të Serbisë, sepse kjo, përkunder luftes tuaj për ta fituar paqen, unfikimin dhe mirëqenien, e promovoni destabilizimin dhe mbretërimin e anakisë në trojet tona, e cila gjendet krejt afër dyerve e dritareve të Evropes, në të cilën mbajm shpresa për të qenë një ditë pjesë e kësaj zone teritoriale, ku njerzimi duhet të gëzoj të drejtat e veta, pa dallim race, pa dallim religjioni dhe pa dallim gjuhe e gjaku, sepse fundja, të gjithë kemi të drejtë për të jetuar e prosperuar të lirë, e të panënshtruar ndaj ndonjë dhune siç pretendon Serbia dhe poltikat e saja krejtësisht raciste e djallëzore.

Ndërmjetësimi i juaj, duhet të bëhet i pakushtëzuar, e ai është i drejtë dhe me respekt vetëm kur është dhe mbahet neutral e paanshëm, duke i perafruar pretendimet e palëve dhe jo duke ju imponuar ato me keqperdorim të fuqisë administruese, duke keqperdorur pozitat që i mbani.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj dhe njëkohësishtë, uroj t’ju gëzohem sukseseve tuaja për të arritur atë që bota dhe vendet tona kanë nevoj, e kjo është paqja dhe bashkjetesa e pakushtëzuar, dhe pa pretendime teritoriale e të pasurive natyrore të saja.

Sinçerisht, pershendetje të ngrohta, nga nje qytetar shqiptar i Kosoves.

Shumë mirnjohës.

Ismet Shabani

Fsh. Korroticë e Eper

10000 Komoran

Komuna e Gllogovcit

Republika e Kosoves

Tel. CH- +   41 76 761 14 21

Tel.RKS- +383 44 530 695

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …