Remzi Hasani

Remzi Hasani: Maja Kocianciq misioni juaj duhet të jetë shërimi dhe jo dhënia zjarr plagëve e luftërave midis popujve

Në vitin 1981 edhe shqiptarët nën ish-Jugosllavi, ishin të pajisur me pasaporta titiste, e me të cilat mund të udhëtonin në çdo cep të planetit pa viza dhe pa kufizime. Megjithatë këtë privilegj shqiptarët kudo në hapësirat e ish-Jugosllavisë e shpërfillën dhe u ngritën në demonstrata kundër sistemit titist jugosllav, për të ndërtuar kauzën dhe shtetin e tyre kombëtar. Ndër parullat themelore që i dominuan demonstratat e vitit 1981 në mes tjerash ishin edhe ato “S’ jemi jugosllav por jemi shqiptarë” Trepça prodhon Beogradi fiton”

Për këto thirrje dhe kërkesa rezistenca vazhdoi për dekada me radhë, derisa në fundshekullin e XX u kurorëzua me luftën titanike për jetë apo vdekje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot kur nëpër kancelarit europiane pretendohet dhe sponzorizohet dialogu Kosovë-Serbi dhe kur misionar europian në vend se të hedhin në tryezë diskutimi faktorët të cilët I determinuan plagët e luftës, për të cilat palët ishin në konflikt të përgjakshëm si: të vrarët, të persekutuarit , të zhdukurit pa gjurmë, të dhunuarat shtëpit e djegura shkrumb e hi të pagjeturit etj dhe plot krime të tjera të bëra nga terrori shtetëror serb.

Maja Kocianqiq në shenjë presioni u bëri me dije shqiptarëve që jo vetëm s’do të ketë lëvizje të lirë por në tryezë dialogu me Serbinë do ta kenë edhe gjigantin ekonomik Trepçën.

Kur sot në dekadën e dytë të shek XXI dëgjon gurmazin ndjellakeqës të sorrës, Kocianqiq, të përkujton një pohim të viteve 90-ta, që doli nga oborri i pushtetit fashist të Milosheviqit e ku u proklamua se Prishtina duhet të bëhet kryeqytet i Serbisë dhe si reagim protesta dhe gjaku i shqiptarëve nuk pushuan për 5 muaj me radhë gjithandej nëpër Kosovë.

Kocianqiq duhet ta dijë njëherë e mirë se lufta Kosovë-Serbi ka filluar dhe është përmbyllur më shumë se për çdo gjë tjetër për gjigantin Trepça. Në qoftë se shqiptarët do të ishin të një mendje që Trepçën t’ia falnin Serbisë, atëherë nuk do të kishte pasur nevojë as për protesta as për demonstrata as për luftë dhe as për ndërhyrje ndërkombëtare në Kosovë. Sot mijëra shqiptarë jetojnë në Beograd por ata si nget njeri sepse u bëjnë shërbime serbëve dhe refuzojnë çdo të drejtë nacionale. Duhet ta dijë zonja e panderuar se gjuha nuk është kockë, por kocka thyen. Juve s’ju ndalë njeri që të mendoni se Trepça do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë por kjo mund të jetë aq e vërtet sa të ëndërrosh sot që Gjermania do të pranoj dialog me Rusinë për ish republikën demokratike gjermane. Do të shpresonim që presidenti parlamenti dhe qeveria e Kosovës ta shpallnin person nongrata Maja Kocianqiq sepse edhe ashtu ajo vetëm mund ti rrisë plagët në Ballkan.

(Remzi Hasani është kryetar i Lëvizjes Popullore Shqiptare për Kultivimin e Veprimtarisë së Enver Hoxhës)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …