Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, shpresat e vetme të Shqipërisë deri te Vettingu

Të gjitha të rriturat e Shqipërisë nga qeverisja e Edi Ramës janë për tu inkurajuar. Për fat të mirë ato janë shumëdimensionale. Por e arritura më e madhe e tij mund të konsiderohet liberalizimi i vizave. Por edhe në infra strukturën urbane dhe rurale sukseset janë më se evidente, por dikush po i frikësohet këtyre të arriturave, sidomos opozita e cila është tkurrur deri në palcën e kurrizit, së cilës i ngelur vetëm skeleti politik me eshtra të deformuara. Për t’u shëruar politikisht ata shpesh herë bëjnë veprime në afekt, sikur lëngojnë nga sëmundja politike, për t’ua diagnostifikuar këtë lloj sëmundje duhet një konzolium i gjerë mjekëve specialistë. Me këtë lloj primitivizmi politik ata vështirë se do të mbijetojnë, dhe mu për këtë ata janë vënë në rrugë totalisht të gabuar, duke u munduar të shpëtojnë veten  ata  po fundosën thellë e më thellë.

Opozita e Shqipërisë për momentin është në gjendje paniku, sepse të gjitha tentativat për ta rrëzuar Edi Ramën shuheshin që në nisjen e tyre, tamam si vesa në mes ditë. Tentativat e tyre ishin qesharake, sië ishte ai me “babaljen”, që gjasonte me rrugaçët. Por opozita e Shqipërisë kuptohet e ka përkrahjen e fuqishme të “kazanit informativ” sidomos atyre televizive, alamet analistësh, financimi i tyre tani më dihet qartë se nga vjen. Të gjithë këta tok, nuk janë duke u ndalur, janë në përgatitje e sipër për një “trazirë” të radhës. Siç dihet në tubimet e tyre të më parshme mezi arrinte shifra prej 1000 protestuesve, edhe ata të lodhur, iknin pas 10 minutash. Mirëpo tubimi protestues i radhës ka gjasë të jetë pakëz më ndryshe, sepse ka informacione se kanë përgatitur edhe pagesa me lekë.

Sukses tjetër në Shqipëri është edhe funksionimi i policisë, për fat të keq gjatë qeverisjes së Edi Ramës, asnjë Ministër i Punëve të Brendshme nuk mundi të mbijetonte. Por Edi Rama më në fund e gjeti personin më adekuat, një Mirditor të vërtetë Sandër LLeshaj. Jam shumë optimist se ky Ministër do t’ia dali mbanë në këtë situatë tejet të elektrizuar, nga kjo opozitë e sëmur politikisht. Personalisht,Sandër Lleshajn nuk e njoh, as që kam lexuar diçka për të, por pasi vjen nga Mirdita, kam një bindje se ky është ai që do ta stabilizoj Shqipërinë. Mirëditorët janë të Fjalës dhe Besës, nuk flasin shumë, por edhe nuk durojnë, sepse janë trima, malësorë të vërtet. I tillë po duket Sandër LLeshaj, mbajeni mend  këtë emër. Që nga marrja e postit si ministër, dorën në zemër, me mjaft  vështirësi nga presidenti partiak Ilir Meta i cili tani më është bërë i njohur për kësi lloj “marifetllëqesh”. Dhe pikërisht për këtë neglizhimi të Ilir Metës, unë krijova një bindje se ky njeri është dinjitoz,dhe si i tillë ka për të qenë deri në fund të mandatit. Po flet pak,  çdo fjalë e tij po ka peshë politike, personalisht i dëshiroj sukses dhe punë të mbarë.

Vetëm intelektuali i ngritur si Edi Rama dhe ai stabil si Sandër LLeshaj mund t’ia dalin mbanë, me këtë opozitë të degjeneruar politikisht. Fjalorthi i opozitës vërtetë është për çdo kritikë, ato fjalë vulgare, e ke të vështirë ti dëgjosh rrugëve të baltosura, e lëre më diku gjetkë, por kjo opozitë këtë zanat e ka. Me këto veprime të pa matura, ata lëre që nuk do të vijnë kurrë në pushtet, por po vetëdenigrohen skajshmërisht deri sa të kompletohet Vettingu. Deri te Vettingu, Shqipëria i ka dy shpresa Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …