leoni

Ismet Sylejmani: REAGIM NDAJ PROGNOZAVE DHE ETIKETAVE ME POROSI TË BATON HAXHIUT KUNDËR ALI AHMETIT

Baton Haxhiu nuk po ndalet, po vazhdon kundër Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!

Që nga intervista me ish – Kryeministrin  Nikolla Gruevski në KTV në Prishtinë, kur gjatë intervistës Baton Haxhiu me paturpësi e quajti lolo Ali Ahmetin, pastaj para disa kohësh në T7 kur deklaroi se nuk ka pasur nevojë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni të Veriut, sepse mjaftueshëm ka qenë PDSH me Arber Xhaferin e Menduh Thaçin, e deri tash në shkrimin e Tij të fundit të botuar në të gjitha gazetat dhe portalet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, të datës 9 Gusht 2025, kur del me një seri sulmesh, goditjesh, fyerjesh e prognozash të mbështjella e të kamufluara, të cilat dëshmojnë se ky nuk është penduar edhe pse ka bërë kërkim falje te Ali Ahmeti, në Shkup atë ditë kur u inaugurua Kryeministri i Parë shqiptar Talat Xhaferi, madje e dëshiron me çdo kusht largimin nga skena politike te Aliut, me titull: “Nëse ky është fundi i Ali Ahmetit, ai e zgjodhi vetë…”!, gjoja Ali Ahmetit po i vjen fundi, por e paska zgjedhur vetë!

Batoni këtë shkrim të gjatë shihet se e ka pasur të përgatitur më herët, por dalja e Ali Ahmetit në tribunën historike në mbrojtje të UÇK-së në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, shihet qartë se e detyron që shkrimin të ia përshtatë rrethanave të reja dhe me një nga fokuset e tij, është edhe tubimi i 7 Gushtit 2025 në Prishtinë, aty ku Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, mbajti fjalim historik!

Shkrimin e fillon dhe e përfundon me fjalimin e Ali Ahmetit në tubimin e protestës në Prishtinë:”… Nëse ka një moment lavdie për Ali Ahmetin në gjithë këtë rrugëtim të gjatë politik, ai ndodhi atëherë kur foli në Prishtinë për UÇK-në, për bashkimin kombëtar dhe për gjakimin e lirisë në të gjithë hapësirën shqiptare.

Ishte një çast ku historia, megjithëqë dyshimet dhe mëkatet, iu fal përballë emblemës që përfaqësonte…”!

Brenda këtij shkrimi ka shume emra e funksionar, shtetëror e partiak, miq e kundërshtar të Batonit, por fillimin dhe fundin i ka me Ali Ahmetin!

– E para ia bëjmë me dije dhe ia rikujtojmë, se nuk është e vërtetë se fjalimi  i Ali Ahmetit ishte i vetmi moment lavdie, sepse momente lavdie Ali Ahmeti, ka shumë në karrierën e Tij të bujshme e të shquar, në shërbim të popullit, Atdheut e Kombit!

–  E dyta nuk është e vërtetë se Ali Ahmeti atë ditë më 7 Gusht 2025, foli për bashkimin kombëtar, por për unitet kombëtar po, sepse atë edhe po e farkëton në Maqedoni të Veriut dhe po i prinë në nivel Kombi, sepse është Skënderbeu modern i pooullit shqiptar!

– E treta Ali Ahmeti, është njëri nga krijuesit dhe vendimmarrësit te emblemës së UÇK-së!

Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, përballë emblemës së shenjtë e të shtrenjtë të UÇK-së, ishte madhështor e fitimtar, sikur atëherë kur e nënshkroi më 17 Nëntor 1994 emërtimin e UÇK-së, sikur atëherë kur e shtypi me shokë në banesën e Tij në Lucern në Zvicër, Komunikatën nr. 11 të UÇK-së, por edhe sikur shumë herë të tjera, kur mbajti fjalime në qendër të Tetovës e të Shkupit, ku foli për UÇK-në e kur e mbrojti UÇK-në, në Tiranë, në Shkup e në Prishtinë!

“…Në fund, Ali Ahmeti po e shkatërron vetveten. Ai po bën gabimin fatal të çdo lideri që ka harruar se lavdia nuk është çfarë thua, por çfarë lë pas. Dhe nëse e lë pas një terren të ndarë, të përçarë dhe të poshtëruar, atëherë fjala e tij për UÇK-në në Prishtinë do të jetë thjesht një kujtim i zbehur…”!

Ali Ahmeti po e shkatërruaka vetveten, dhe si:”…ka harruar se lavdia nuk është çfarë thua, por çfarë lë pas…”!

Dhe vazhdon më tej:”… nëse e lë pas një terren të ndarë, të përçarë dhe të poshtëruar, atëherë fjala e tij për UÇK-në në Prishtinë do të jetë thjesht një kujtim i zbehur…”!

Ja ku e ngulë njërën nga gozhdët e tij plot helm Baton Haxhiu, te fjalimi historik i Ali Ahmetit, të njërit prej themeluesve të UÇK-së në Prishtinë!

Në vend të falenderimit e mirënjohjes për atë fjalim të madh kombëtar të Liderit të Kombit Ali Ahmeti në Prishtinë, Baton Haxhiu merret me anë të tjera, as të ndershme as të dinjitetshme, me etiketa e inate të vjetra e të reja, shkurt merret me prognoza e etiketime të porositura nga mendje të kalbura e doktrina të kuzhinave përçarëse dhe ujërave të ndotura e politike plot helm vëllavrasëse!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 17 Gusht 2025!

Kontrolloni gjithashtu

Begzad Baliu: TRE DËSHMORË – NJË RËNIE E MADHE

Agim Qerkin Bajrami (12.2.1964 -10.8.1998), Xheladin Miftar Kurtaj (20.4.1976 – 10.8.1998) dhe Besnik Liman Begunca …