Italia mbështet BE-në kundër veprimeve të qeverisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele të Serbisë, në Kosovë

Pas mbylljes së strukturave paralele të mbështetura nga Serbia, Ambasada e Italisë në Kosovë ka mbështetur qëndrimin kritik të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë veprim si shqetësues. Reagimi italian mbështeti qëndrimin e vendeve të QUINT-it, duke e vënë theksin në rëndësinë e respektimit të zotimeve ndërkombëtare nga ana e Kosovës. Ambasada italiane shpërndau deklaratën e BE-së, ku theksohet se “këto veprime bien në kundërshtim me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së. Italia mbështet plotësisht deklaratën e BE-së, e cila nënvizon shqetësimin ndërkombëtar rreth ndikimit të këtyre veprimeve mbi procesin e dialogut dhe aspiratat euro-atlantike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …