Ivana Zhaniq: Serbia ishte fajtorja e luftës së përgjakshme, cila shkaktoi qindra mijë viktima në Bosnjë Kosovë, Kroaci e Slloveni

Ivana Zhaniq: Serbia ishte fajtorja e luftës së përgjakshme, cila shkaktoi qindra mijë viktima në Bosnjë Kosovë, Kroaci e Slloveni

Nuk ka përparim në procedimin e krimeve të luftës në Serbi, u tha sot në paraqitjen e Raportit të katërt të Fondit për të Drejtën Humanitare të Serbisë, në lidhje me zbatimin e Strategjisë Kombëtare për procedimin e krimeve të luftës. Sipas këtij Raporti, gjatë gjashtë muajve të shkuar në Serbi është zhvilluar vetëm një hetim, ndërsa janë ngritur katër aktpadi kundër katër personave të dyshuar për përfshirje në krimet e luftës. Në Serbi, thuajse në nivel ditor mohohen faktet e konfirmuara nga gjyqësia në lidhje me krimet e luftës, në anën tjetër glorifikohen krimet e luftës, deklaroi redaktorja e këtij raporti, Ivana Zhaniq. Serbia ishte fajtorja e luftës së përgjakshme në ish-Jugosllavinë, e cila shkaktoi qindra mijë viktima në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Kroaci e Slloveni. Gjykata Ndërkombëtare e bën përgjegjëse edhe për gjenocidin në Srebrenicë, ndërsa në Kosovë ajo vrau mbi 13 mijë civilë, gra, fëmijë e pleq.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …