Ivica Daçiq

Ivica Daçiq: Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrim për njohjen e Kosovës, as do ta rinegociojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Qeveria  nuk do të ndryshojë qëndrim për njohjen e Kosovës dhe nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Po ashtu ai ka  deklaruar me këtë rast  se Serbia nuk dëshiron ta rinegociojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Serbia, po ashtu as për hir të Perëndimit  nuk do të ndryshojë qëndrim as sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Ne  nuk presin që ndërkombëtarët të ndryshojnë qëndrim për Pavarësinë e Kosovës, por të gjithë duhet ta dinë se  Serbia i ka vijat e saj të kuqe që nuk e njohin Kosovën si shtet, ka saktësuar, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …