leoni

Ivor Roberts: Shqipëria dhe Kosova mund dhe duhet të bashkohen

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd,  Ivor Roberts, është cituar të ketë deklaruar  se nuk sheh arsye që Shqipëria dhe Kosova të mos bashkohen. “Nuk shoh arsye, që pas një kohe, të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan”, ka thanë ish-ambasadori britanik për B92. Sipas tij, kufijtë në Ballkan mund të korrigjohen për paqe të përhershme. “Gjithashtu një vend që nuk ka zgjidhur çështjen e kufirit nuk mund t’i bashkohet BE-së. Në këtë pikë, Britania e Madhe, duhet të dalë nga BE pasi ka mosmarrëveshje me tre vende”, shprehet Roberts. Ai mendon se  veriu i Kosovës duhet t’i kthehet Serbisë, kurse tri komunat në Lindje aktualisht nën Serbi, duhet  t’i kthehet Kosovës. “Kufijtë në radhë të parë duhet t’i kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha ai.(dritare.net)

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …