Izet Sadiku: Ata që e kanë kaluar COVID-19 nuk duhet t’i marrin dy doza të vaksinës kundër këtij virusi

Izet Sadiku: Ata që e kanë kaluar COVID-19 nuk duhet t’i marrin dy doza të vaksinës kundër këtij virusi

Në Klinikën Infektive dje ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor. I pari që u vaksinua është ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj klinike Izet Sadiku. Ai ka deklaruar se një pjesë e madhe e stafit në Klinikën Infektive tashmë veçse janë vaksinuar. Sadiku thekson se nuk ka pasur hezitim nga ata që të vaksinohen edhe pse një numër i madh i tyre e ka kaluar sëmundjen. Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Infektive shtoi se ata që e kanë kaluar COVID-19 nuk duhet t’i marrin dy doza të vaksinës kundër këtij virusi. Infektologu shton ndër të tjera se nga marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID duhet të kalojnë tetë deri në 12 javë nga marrja e dozës së parë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …