leoni

Izmaku konfirmon takimin Kurti–Limaj: Nisma ka ofruar bashkëpunim pa kushte për zgjidhjen e ngërçit

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka konfirmuar sot se takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj, pritet të zhvillohet gjatë pasdites. Ajo tha se Nisma i ka ofruar Kurtit bashkëpunim pa kushte, si një përpjekje për zgjidhjen e ngërçit të vazhdueshëm politik. Izmaku theksoi se Nisma, ndonëse e vogël me numra në Kuvend, përfaqëson një alternativë reale për zgjidhje. “Ne presim që sot të zhvillohet takimi, pres një sinjal pozitiv nga ky takim që do të ndodh. Pres vullnet pozitiv nga lideri i LVV. Ky është realiteti politik, Nisma dhe lideri Fatmir Limaj e ka kuptuar qysh në fillim dhe e ka zgjatë dorën e bashkëpunimit,” u shpreh ajo. Sipas Izmakut, kjo qasje e Nismës dëshmon vullnetin e saj për të kontribuar në tejkalimin e bllokadës institucionale, që po zvarritet tash e tre muaj pas zgjedhjeve të 15 prillit.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit, pritet takim mes Kurtit dhe Limajt për koalicion të mundshëm

Edhe pas më shumë se tre muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka …