Burim Ramadani

Burim Ramadani: Kurti po refuzon 5 vota të AAK-së, për të marrë 3 të Nismës me kusht

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke vënë në pikëpyetje logjikën e veprimeve të Vetëvendosjes për formimin e institucioneve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramadani ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po injoron një ofertë prej pesë votash nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat do t’i kishte pa kushte nëse do ta ndryshonte kandidatin për kryetar të Kuvendit. Sipas tij, në vend të kësaj, Kurti po tenton të marrë vetëm tre vota të Nismës Socialdemokrate, por duke i ofruar kësaj partie pozitën e kryeparlamentarit. “Kurti i ka 5 vota të AAK-së pa kushte nëse e ndrron kandidatin dhe nuk po i merr! Si po mendoni që Kurti do t’i merr 3 vota të Nismës me kushtin që t’ia jep Kryeparlamentarin?”, ka shkruar Ramadani. Ai ka shtuar se kjo qasje e Kurtit nuk ka të bëjë me zgjedhjen e kryeparlamentarit, por me faktin se, sipas tij, ai nuk i ka votat për të formuar Qeverinë e re. “Kjo bllokadë nuk lidhet me votat për Kryeparlamentar, sepse ato i ka – por nuk po i do!”, ka theksuar Ramadani. Ai ka përfunduar reagimin me një deklaratë të prerë: “Nuk ka Qeveri Kurti 3!”

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …