Izmi Zeka: Njeriu i UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra, veteran i UÇK-së (!)

Izmi Zeka: Njeriu i UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra, veteran i UÇK-së (!)

Zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka reaguar publikisht pasi ka parë që në listën e veteranëve të UÇK-së është përfshirë një person nga Gjilani. Zeka ia pa publikuar certifikatën e veteranit, dhe sipas tij, personi në fjalë ka qenë në shërbim të UDB-së serbe në Gjilan. Zyrtari qeveritar, Izmi Zeka thotë se  këtë person e ka futur në listë të veteranëve Ministria e Mbrojtjes, në kohën e Bujar Bukoshit.

Postimi i plotë i Izmi Zekës në llogarinë e vet në “Facebook”:

Mos i lëndoni dëshmorët, invalidët dhe veteranët e njëmendët të UCK-së

Edhe pse nuk jam ithtarë shumë për tu marr me të kaluarën e sidomos të rëndë të historisë sonë megjithatë po më të shtyjnë disa veprime të paprecedent që po ndodhin në Kosovën tonë.

Rasti i fundit që lëndon të kaluarën, baballarët, nënat, heronjtë, martirët, të burgosurit politik thënë më një fjalë përpjekjet për liri ishte rasti i njeriut që ka punuar në Shërbimin e UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra.

Është dhimbje kur një person i tillë tani shihet me njohje të statusit të veteranit të UCK-së .

Kjo nuk do koment pavarësisht nga kush është bërë apo nga kush është nënshkruar. Asnjë marrëveshje që dëmton të kaluarën e historisë sonë nuk duhet të lejohet nga institucionet tona, të kalohet dhe ne të bëjmë sehir.

Sinan Zhegra njihet në nivel kosovar për të bëmat e tij pas viteve 1981 e këtej në dëme të interesave jetike të shqiptarëve të Kosovës.

E kam të qartë se në listë e ka futur Ministria e Mbrojtjes e cila paska ekzistuar në kohën e Bukoshit dhe në një farë kompromisi është pranuar nga komisioni qeveritar për njohe ta statusit të luftëtarëve të UCK-së.

Nuk ka çmim që arsyeton këtë akt dhe veprim të papërgjegjshëm të atyre që e kanë bërë këtë “surprizë”.

Tanimë kemi bërë krahasim të çuditshëm të atyre patriotëve dhe atdhetarëve me njerëzit që i kanë shërbye pushtetit famëkeq serb.

Kemi lënduar luftën e UCK-së, të kaluarën tonë, invalidët e luftës e çka jo.

Prandaj unë si qytetar i këtij vendi, si shumë të tjerë që kontribuar dhe kanë vuajtur për lirinë e Kosovës, ndjehem i prekur dhe jo vetëm i prekur por i zhgënjyer me rastet e tilla dhe jo vetëm të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …