leoni

Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit injoron komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian gjatë ndarjes së materialit ndërtimor

 Komuna e Prizrenit ka publikuar Listën e 47 përfituesve për material ndërtimor. Në përjashtim të vetëm një rasti përfitues me material për ndërtim të kulmit, në mesin 47 përfituesve nuk gjendet asnjë përfitues nga rradhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Për përfitim të materialit ndërtimor kanë qenë mbi 12 aplikantë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Pjesa më e madhe e mbi 900 familjeve me mbi 5000 banorë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian që jetojnë në Komunën e Prizrenit, jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme. Pothuajse të gjithë lypsarët nëpër rrugët e qytetit janë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Niveli më i lartë i braktisjes së shkollimit është në mesin e nxënësve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Përqindja më e lartë e migrimit nga Prizreni është në mesin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Përqindja më e madhe e personave të riatdhesuar është në mesin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Përqindja më e madhe e përfituesve të skemave të asistencës sociale është në mesin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Niveli më i lartë i papunësisë është në mesin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Vendimi i Komunës së Prizrenit është në kundërshtim me gjendjen faktike në terren, është në kundërshtim me parimet bazike të qeverisjes së drejtë dhe është në kundërshtim me parimet e të drejtës sociale dhe etnike. Vendimi i Komunës së Prizrenit është në kundërshtim edhe me Strategjinë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Shoqërinë Kosovare 2017-2021.

Injorimi që Komuna e Prizrenit i bën komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian paraqet ndëshkimin më të madh institucional që i bëhet këtyre komuniteteve dhe është stimulim i drejtëpërdrejtë për thellim të varfërisë, braktisjen e shkollimit, rritje të papunësisë por edhe braktisjen e Kosovës nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Andaj, kërkojmë nga Komuna e Prizrenit që të bëjë rivlerësimin e gjithë procesit të përzgjedhjes së përfituesve të ndihmave me material ndërtimor duke u siguruar për trajtim të drejtë të kërkesave të aplikantëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Osman Osmani,

Përfaqësues nga Komuniteti Rom

Anëtar i Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Drejtor Ekzekutiv i OJQ “Nevo Koncepti”

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …