Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij të vazhdueshme ushtarake në Gaza dhe në Liban, kundër popullatës civile

Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij të vazhdueshme ushtarake në Gaza dhe Liban, duke i vënë civilët në rrezik serioz, ka thënë Hjumen Raits Voç, pas një analize të videos së konfliktit. Kjo organizatë tha se verifikoi pamjet e marra në Liban dhe Gaza të martën dhe të mërkurën, respektivisht, duke treguar përdorime të shumta të fosforit të bardhë të gjuajtur nga artileria mbi portin e qytetit të Gazës dhe dy vendndodhje rurale përgjatë kufirit Izrael-Liban. Grupi i të drejtave tha gjithashtu se intervistoi dy persona që kanë përshkruar një sulm në Gaza. Përdorimi i fosforit të bardhë në zonat me popullsi të dendur shkel detyrimin e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar për të marrë të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve. “Sa herë që fosfori i bardhë përdoret në zona të mbushura me njerëz civilë, paraqet një rrezik të lartë të djegieve dhe rreziqe gjatë gjithë jetës”,  ka thënë  drejtoresha e kësaj organizate  për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Fosfori i bardhë është i paligjshëm dhe shkakton dëme skandaloze për civilët.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …