Ja për cilat vepra akuzohen gjashtë gylenistët e arrestuar dhe të dëbuar në Turqi

Ja për cilat vepra akuzohen gjashtë gylenistët e arrestuar dhe të dëbuar në Turqi

Bazuar në mediet turke bëhet e ditur se gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë janë marrë në pyetje nga policia turke dhe janë bërë publike aktakuzën se për çfarë dyshohen gjashtë të akuzuarit

Cihan Ozkan kishte për detyrë mbledhjen, organizimin dhe administrimin e financave ku më pas ato dërgoheshin në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara ku është selia kryesore e Fet-hullah Gulenit, me qëllim mirëmbajtjen e organizatës.

Kahraman Demirez akuzohet gjithashtu përveç organizimit nën ‘petkun’ e shkollës që vepron në Kosovë siguron lidhjet dhe pjesëmarrjen e një numri të madh të organizatave që punojnë në mënyrë aktive në vendet e Ballkanit. Nën aktakuzën e njëjtë është edhe Hasan Günakan.

Osman Karakaya me profesion kardiolog akuzohet se ka ndihmuar një të burgosur i akuzuar si pjesëtar i FETO-s, duke i dhënë diagnozën si i sëmurë nga zemra me qëllim që të lirohet nga burgu. Kjo diagnozë e tij kishte bërë që personit të cilit nuk i përmendet emri kishte arritur të ike nga burgu. Për këtë veprim, kardiologu Karakya, ishte shpërblyer nga vetë z. Gulen, me një pllakatë si shenjë falënderimi.

Mediet në Turqi saktësojnë se autoritetet gjyqësore të sigurisë turke, dhe autoritetet e Kosovës zhvilluan hetime afatgjata që ndërlidheshin gjashtë personat e arrestuar. Autoritetet në Kosovë kanë qenë të informuar me dokumentet zyrtare për akuzat kundër gulenistëve gjë që kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim në arrestimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …