Bashkimi Evropian ka përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe bëri thirrje për formim sa më të shpejtë të qeverisë, e cila do të punojë në rrugën e integrimeve evropiane dhe dialogun Prishtinë-Beograd. Përshëndesim zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, që është hapi i parë drejt formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të mbajtura në qershor. BE kërkon nga shumica parlamentare të formojë sa më shpejt qeverinë e re, në mënyrë që të punohet në reformat e domosdoshme, të cilat Kosovën do ta çojnë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, ka porositur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
