BE-ja do të fillojë projektin për forcimin e efikasitetit të llogaridhënies

BE-ja do të fillojë projektin për forcimin e efikasitetit të llogaridhënies

Zyra e BE-së në Prishtinë, sot fillon projektin për forcimin e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë. Projekti zbatohet në partneritet në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial,  Zyrës së Prokurorisë Speciale  dhe kolegëve të tyre në Itali dhe Francë: Këshillit të Lartë italian të Gjyqësorit, Ministrinë Italiane të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Francez të Gjyqësorit dhe Ministrinë Franceze të Drejtësisë. Projekti synon forcimin e pavarësisë, efikasitetit, cilësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit dhe sistemit prokurorial duke përmirësuar planifikimin dhe zbatimin e reformave gjyqësore, prokuroriale dhe rritjen e efikasitetit të këshillave gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, duke përfshirë edhe Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …