Jakup Krasniqi: Gresë, Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë

Zëdhënësi i UÇK-së gjatë luftës, personaliteti ndër më meritorët për çlirimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, i cili ndodhet në burgun e Hagës, Jakup Krasniqi me rastin e martesës së bijës së tij Gresës me  Sadik Mehmetin, ka shkruar disa vargje emocionuese, duke uruar me vargun kuptimplotë  Sot nuk ndiej asgjë veç lirisë:

 

“Gresë!

Kur një ditë një padrejtësi tinëzare

Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore

Fejesa juaj në “znanin” e Padrejtësisë

Më bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë!

Gresë!

Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë

Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë

Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë

Qe gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë! “

 

Jakup Krasniqi

1 gusht 2023

Kontrolloni gjithashtu

Adil FETAHU: LIBRI, SERBIA DHE SHQIPTARËT

(TRE LIBRA TË AUTORES KROATE PËR GJENOCIDIN SERB NDAJ SHQIPTARËVE) ‘’Kushtuar luftës heroike të popullit …