leoni

Shaip Kamberi: Në sy të Evropës Serbia po bën spastrim etnik me masa administrative ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore

Shaip Kamberi: Në sy të Evropës, Serbia po bën spastrim etnik me masa administrative ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore

Një numër i madh i shqiptarëve në Kosovën Lindore thonë se kanë mbetur pa adresë. Nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve kjo shihet si një problem politik. Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë, tha pasivizimi i adresave është një proces administrativ përmes së cilit qeveria aktuale dhe në vazhdimësi qeveritë që nga 2012 po tentojnë ta ndryshojnë strukturën etnike të popullsisë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. ‘Në mënyrë me drastike është reflektuar dhe është zbatuar në Medvegjë, sepse edhe zgjedhjet e fundit edhe regjistrimi i vitit të kaluar dëshmojnë se aty janë mijëra qytetarë shqiptarë me pak sesa kanë qenë. Pra një spastrim etnik me masa administrative cilin po e krijon qeveria e Serbisë para syve të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Gjenocidi në Srebrenicë rrah si çekan ndërgjegjen sa e sa herë të tradhtuar të Evropës

Myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës sot shënojnë 30 -vjetorin e Masakrës së Srebrenicës

Myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës sot shënojnë 30 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Ajo ishte …