Jakup Krasniqi: Ka rrezik nga marrëveshje të reja antikushtetuese të Kosovës me Serbinë

Dje në orët e pas ditës, mediet kishin publikuar një titull intrigues: “Mustafa: Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”. Interesant?! A është e mundur, këta njerëz që kaq lehtë i gjunjëzohen Serbisë, të jenë kaq trima me Brukselin e fuqishëm?!

Zoti hair e baftë!

Nuk e di çka mendojnë të tjerët, por e gjithë përvoja ime, sidomos në 5/6 vitet e fundit, është më shumë se e hidhur sa herë që qeveritarët (kryeministrat: Thaçi & Mustafa) flasin për “patriotizmin” apo i “shtinë brinat” me BE-në, pasojnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Kjo praktikë është që nga sulmi i Thaçit (urdhri për sulm) në Veri të Kosovës. Ku ra hero, polici Zyberi! Para pak dite Thaçi e “sulmoi” BE-në, pasi ajo nuk ia dha si kompensim për marrëveshjet antikushtetuese, liberalizimin e vizave qytetarëve të Kosovës, por, pas pak dite e pamë se ai i zbuti fjalët.

Tani e kemi kërcënimin tjetër nga shefi i Thaçit, Kryeministri Mustafa i cili paska thënë: “Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”?! Hajde babë hajde! Cili në gjurmë te cilit po ecën?! Këta njerëz sikur po mendojnë, sikur liberalizimi i vizave fitohet si pasoj e koncesioneve të bëra në Bruksel?!

Ndoshta shumë kush mendon se ky po kërcënon për mos liberalizimin e vizave?! Unë frikësohem nga marrëveshjet e reja komprometuese për Kosovën dhe qytetarët e saj të cilat janë në pritje. Këta njerëz janë të pa parashikueshëm, tjetër gjë thonë e tjetër bëjnë?! Dreqi në fije nuk mund t’ju bien! Edhe dreqi ndoshta  do të thoshte: Dreq kesh, por as unë s’po marrë vesh?! Thjeshtë: Sa herë këta njerëz flasin për “patriotizëm” apo sulmojnë te “fortët”, Serbisë i bëjnë koncesione. Kështu se paku ishte deri më tani! Diçka tjetër nuk pres as tash! Nuk e di, çka mund të presin qytetarët?!

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …