Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Jakup Krasniqi: Kështu shkruante Wolfgang Petriq në vitin 2002

Pas tetëmbëdhjetë e më shumë vitesh, W. Petritsch e paska ndryshuar bindjet politike?! Ai tani po e çuan bombardimin e NATO-s mbi Serbinë, veprim ilegal. Aso kohe ai fliste krejt ndryshe. Çka paska ndodhur pas kaq shumë vitesh?

Kam pasur rastin që të takohem para Konferencës së Rambujesë, në Kosovë, në Rambuje e Paris dhe në dhjetë ditshin e dytë të prillit 1999 në Vjenë, ku se bashku kemi shkuar e kemi biseduar me Sekretarin e shtetit, zotin Albert Rohan. Atëherë, në të gjitha takimet që kam pasur e kam njohur një Petritsch tjetër, kuptohet nga ky i sotshme!

Po me duket një metamorfozë e çuditshme!

Ta shohim se çka shkruan ai me bashkautorin në librin: Rruga e gjatë në luftë  – Kosova dhe Bashkësia Ndërkombëtare 1998- 1999, Koha, Prishtinë 2002.

Në libër ai në mes të tjerave shkruan: “Çfarë nuk qe e mundur të arrihej për vite të tëra me protesta paqësore dhe mosbindje qytetare, u arrit brenda pak muajve me anë të dhunës: Kosova u bë qendra e vëmendjes së medieve, për këtë arsye kriza e saj politikisht nuk mund të lihej më pas dore. Provokimet e UÇK-së sollën si rrjedhojë kundërgoditje, të cilat forcat e policisë speciale serbe i kryen duke përdorur dhunë të tepruar (kështu vlerësohej dhuna serbe mbi shqiptarët, e tepruar që do të thotë duhej të kufizohej kjo dhunë me mjete demokratike,- nënvizimi im, J.K.). Familje të tëra të dyshuara se kishin lidhje me UÇK-në u shfarosën. Pamjet e luftimeve të armatosura, të fshatrave të përpirë nga flakët dhe të eksodit të popullsisë civile zgjuan menjëherë kujtimin e dështimit të diplomacisë në Bosnje e Hercegovinë. Shqetësimi se një “luftë e re ballkanike” ishte në prag, u bë përcaktues në veprimet e aktorëve kryesor të bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë mënyrë UÇK-ja arriti pikërisht atë qëllim, në të cilin Rugova kishte dështuar: ajo arriti që më anë të dhunës (luftës çlirimtare, nen. im J.K.) të internacionalizonte krizën e Kosovës, në fillim në rrafshin mediatik e më pas në atë politik. Vetëm atëherë bashkësia ndërkombëtare u gjend e shtrënguar të merrte masa …1

Kurse për Bashkësinë ndërkombëtare do të thotë:

“Bashkësia ndërkombëtar e nënvleftësoi së tepërmi dinamikën e krizës në Kosovë. Deri në shpërthimin e dhunës në Kosovë ajo ndoqi një politikë   të paqëndrueshme, të panjësuar dhe dritëshkurtër, e cila pengoi një ndërhyrje të frytshmen krizën e Kosovës”. (Po aty).

Në faqen 276 ata shkruajnë: “Që në çastin e ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare u bë e qartë që hapësira për një zgjidhje paqësore ishte tepër e vogël”.

Ndërsa për fillimin e bombardimeve të NAT -s “më 24 mars 1999 përpjekjet diplomatike për zgjedhjen paqësore të konfliktit dështuan përfundimisht”. Kjo është fjalia e fundit në librin e përmendur.

 Këto përfundime janë theksuar më 8 tetor të vitit 2002,

Dhe pason emri i Wolfgang Petritsch

1 . Wolfgang Petriç dhe Robert Pihler: “Rruga e gjatë në lufte – Kosova dhe Bashkësia Ndërkombëtare”, Prishtinë, 2002, në faqe. 254-255.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …