Ahmet Qeriqi: Demonstratat e vitit 1981 grushtin më të fortë ia dhanë idesë së jugosllavizimit të shqiptarëve

Më 26 mars të vitit 1981, në Prishtinë, u zhvilluan demonstratat e dyta me kërkesë për Kosovën Republikë

Më 26 mars të vitit 1981, në Prishtinë, u zhvilluan demonstratat e dyta të studentëve me kërkesë për Kosovën Republikë, pas atyre të 11 marsit. Atë ditë, njësitë speciale të federatës jugosllave kanë maltretuar fizikisht qindra studentë e studente shqiptare sidomos në Konviktin numër 3 të Studentëve në Prishtinë por edhe kudo ku kishte marrë hov protesta.

Po atë ditë nëpër Qendrën e Prishtinë kishte parakaluar e ashtuquajtura,  “Stafeta e Rinisë”, e cila mbahej çdo vit në kujtim  të kryetarit të atëhershëm të RSFJ-së, Josip Broz Tito edhe pse ai kishte vdekur në verë të vitit 1980.

Ndeshja mes rinisë studentore, e cila përpiqej të protestonte në qendër të kryeqytetit dhe njësive speciale të Federatës jugosllave, por edhe Policisë së Kosovës, kishte qenë shumë e rreptë dhe kishte pasuar me lëndimin e shumë protestuesve dhe arrestim e qindra prej tyre. Kjo protestë i parapriu organizmit të përgjithshëm popullor më 1.2 dhe 3 prill 1981 që shënoi edhe hendekun e madh mes shqiptarëve liridashës, që kërkonin krijimin e Republikës së Kosovës  dhe atyre që  pajtoheshin me autonominë dhe Jugosllavinë e konsideronin si shtetin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryetari i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit të tij  për …