Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Në konferencat anti-korrupsion, dallohen ata që marrin donacione, fjalamanët dhe të korruptuarit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi thotë se në konferencat anti-korrupsion, po defilojnë tri kategori të njerëzve: ata që marrin donacione për të bërë zhurmë; ata që flasin e nuk shkojnë përtej fjalëve, pasi nuk i dëgjon kush dhe të korruptuarit e mbështetësit e tyre të devotshëm. Në raste të tilla injorohen krerët e opozitës dhe gjithë vullnetmirët për të luftuar korrupsionin. Çdo luftë kërkon: integritet, guxim e sakrificë. Këto gjëra nuk po i shohim. Po shohim shumë gatishmëri për vazhdim të korrupsionit, ka shkruar Jakup Krasniqi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …